Aksident në Tepelenë/ 5 të plagosur mes tyre një fëmijë

261
Sigal

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Tepelenë-Mallakaster pranë fshatit Krahës. Pesë persona janë lënduar mes te cilëve edhe një fëmijë i mitur.

Automjeti tip Toyota me targa greke po udhëtonte drejt Tiranës ndërkohë që i është prerë rruga nga një kamionçinë që vinte nga një rruge dytësore e fshatit.

Përplasja ka qene e forte pasi  kamionçina ka hyre ne rrugën kryesore pa sinjal. Ky veprm shkaktoi lendimin e te gjithe personave qe gjendeshin ne  autoveturen qe vinte nga Greqia.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, ne autoveture udhetonte cifti i bashkëshorteve nga Fieri se bashku me fëmijën e tyre, si dhe gjyshi dhe tezja e femijes.

Te peste te lenduarit jane shtruar me urgjence ne Spitalin Rajonal te Gjirokastres nderkohe qe njeri prej te lenduarve bashkeshortja e drejtuesit te mjetit eshte shtruar ne ranimacion me plage te renda.