Aksident në rrugën e Kombit, makina përplas fëmijën 10-vjeçar

Një aksident ka ndodhur në rrugën e Kombit në segmentin Milot-Rrëshen mëngjesin e sotëm.

Një automjet ka përplasur një fëmijë 10-vjeçar i cili ka qenë duke kaluar rrugën.

NOA

Fëmija është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.