Aksident në Rrogozhinë. Përplasen tre automjete, humb jetën një prej shoferëve, disa të plagosur

212
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë. Mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe ka vdekur një prej shoferëve. Po kështu kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre dhe një fëmijë.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Durrësit dhe sipas informacioneve të para janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë.

Informacion paraprak
Në Rrogozhinë, janë përfshirë në përplasje 3 mjete. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej drejtuesve shtetasi T. M., rreth 54 vjeç, ndërsa 3 shtetas të tjerë janë dërguar në spital, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.