Aksident në Rinas / Përfshihen 5 makina

252
Sigal

Një aksident ku janë përfshirë 5 makina ka ndodhur ditën e sotme në Rinas.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështirës në rrugë, ndërkohë që janë dëmtuar lehtë vetëm 2 persona.

“Më datë 29.12.2020, në rrugën e “Rinasit”, dyshohet si pasojë e lagështirës janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë 2 shtetas, të cilët po dërgohen në ambulancë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.” – bën me dije policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.