Aksident në Qafë Thanë, 59-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, përfundon në spital

100
Sigal

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”, ku mësohet se një kamion ka dalë nga rruga pasi drejtuesi i automjetit humbi kontrollin.

Sipas policisë, nga ky aksident është dëmtuar shoferi 59-vjeçar i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”, në fshatin Pishkash, shtetasi A. S., 59 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin (kamion), ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident është dëmtuar 59-vjeçari i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.