Aksident në Pogradec, makina përplaset me motorrin, një i plagosur

225
Sigal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Pogradecit. Aksidenti është regjistruar rreth orës 20:20 afër një pike karburanti në aksin nacional.

Sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoritt.

I plagosuri është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.