Aksident në Maliq, automjeti përplas biçikletën, përfundon në spital 70-vjeçari

98
Sigal

Një aksident ka ndodhur sot në Maliq, ku një automjet ka përplasur drejtuesin e një biçiklete.

Si pasojë e përplasjes ka përfunduar në spital drejtuesi i biçikletës, shtetasi me inicialet A. M., rreth 70 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 20.05.2023, rreth orës 13:00, në aksin rrugor dytësor “Plasë-Pojan”, shtetasi I. Q., banues në fshatin Pojan, Maliq, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka aksidentuar biçiklistin A. M., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Pendavinj, Maliq, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.