Aksident në Librazhd, kamioni përplas motorin, plagosen burrë e grua

181
Sigal

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Librazhd. Një kamion ka përplasur një motor dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur burrë e grua.

Mësohet se ata kanë pësuar dëmtime të lehta dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të tij.

Trafiku i makinave është devijuar përkohësosisht, për shkak të aksidentit.