Aksident në Lezhë, në gjendje të rëndë drejtuesja e një nga mjeteve

55
Sigal

Një aksident i rëndë u shënua në orët e mesditës së sotme në dalje të Lezhës. Një automjet tip Fuoristradë ka përplasur një automjet tip Peugeot që drejtohej nga një drejtuese femër, ku në bord ishte edhe një djalë.

Sikundër mësohet Fuoristrada ka marrë përpara mjetin tip Peugeot, duke dëmtuar rëndë drejtuesen e mjetit.

Kjo e fundit raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa me lëndime më të lehta është paraqitur pasagjeri në mjetin ‘Peugeot’