Aksident në Kukës, makina përplas këmbësorin

141
Sigal

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Kukësit.

Një automjet tip “Daimler Chrysler ” me drejtues shtetasin M. S., 39 vjeç, banues në Krumë, dyshohet se ka përplasur këmbësorin shtetasin D. Xh.

Policia tha se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Kukës/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:30, në qytetin e Kukësit, automjeti tip “Daimler Chrysler ” me drejtues shtetasin M. S., 39 vjeç, banues në Krumë, ka përplasur këmbësorin shtetasin D. Xh.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar këmbësori shtetasi D. Xh., i cili po merr mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.