Aksident në Korçë, përplasen dy automjete, plagosen rëndë dy persona

1145
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Korçë – Kapshticë në afërsi të fshatit Nevicisht. Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona.

Burime nga policia bëjnë me dijë se shkak i aksidentit dyshohet lagështia në rrugë dhe parakalimi i gabuar.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Korçës. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe zjarrfikësja.