Aksident në Institut, përmbyset në mes të rrugës ‘Range Rover’, një i plagosur

113
Sigal

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Institutit në Tiranë.

Një mjet tip ‘Range Rover’ është përmbysur në mes të rrugës. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e mjetit.

Dyshohet se nga përmbysja një person ka mbetur i lënduar.

Në ndihmë të tij kanë ardhur kalimtarë të rastit. Pritet që në orët në vijim policia të dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë.