Aksident në Fier, mjeti përplas për vdekje 15-vjeçarin

141
Sigal

Policia e Fierit thotë se 15-vjeçari i cili po udhëtonte me biçikletë dhe u përplas një ditë më parë nga një makinë ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë në pranga është vënë shoferi 29 vjecar, i cili fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas është arrestuar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 29 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, pasi në datë 23.06.2022, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Hamil-Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka përplasur shtetasin e mitur 15 vjeç, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me bicikletë, dhe është larguar nga vendngjarja.

Shtetasi i mitur ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 në spitalin e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.