Aksident në Durrës/ Makina përplas motorin, plagoset 36-vjeçari

213
Sigal

Një aksident mes një makine dhe motori ka ndodhur ditën e sotme në në lagjen nr.17 në Durrës, ku ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit të fundit.

Makina me drejtues D. H. është përplasur me një motor me drejtues N. K., 36 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve  jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa grupi po punon për zbardhjen e tyre.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 14.09.2021, në lagjen nr.17, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin D. H., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin N. K., 36 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.