Aksident në Durrës – Makina përplas motorin , dërgohet me urgjencë në spital shoferi (DETAJE)

208
Sigal

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në fshatin Hamallaj Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. P., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin G. L.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. L., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.