Aksident në Durrës, furgoni përplaset me trenin, një i plagosur

135
Sigal

Një furgon është përplasur me trenin në Shkozet të Durrësit. Policia njofton se furgoni tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. M., është përplasur me trenin në afërsi të rrugës “Asti Gogoli”.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Me datë 11.11.2021, rreth orës 08:10, në rrugën Asti gogoli, Shkozet, mjeti tip “Benz” fugon me drejtues shtetasin I. M., 51 vjeç, është përplasur me trenin.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.