Aksident në Berat, rrëzohet kamionçina, humb jetën një person lëndohen katër të tjerë

214
Sigal

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Berat.

Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën një person dhe janë lënduar katër persona të tjerë. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Rrishik-Berat, ku një kamionçinë ka dalë nga rruga.

Personi që ka humbur jetën është 58-vjeçari Zybo Brami, ndërsa në gjendje të rëndë është shoferi i kamioçinës Astrit Kanaci.

Ndërsa të lënduarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i rrëzimit të kamionçinës, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.