Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në dalje të qytetit të Beratit, në Kombinat. Dy mjete, njëri tip “Hunday”dhe tjetri tip “Ford Fokus” janë përplasur me njëra-tjetrën, duke rrëshqitur disa metra në asfalt.
Mësohet se shkak për këtë aksident është bërë një parakalim i gabuar i mjetit tip Ford Fokus, që jo vetë duke parakaluar gabim por edhe me shpejtësi të madhe, ka goditur nga prapa mjetin tip Hunday, duke e nxjerrë jashtë rruge.
Si pasojë e aksidentit, është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit tip “Ford Fokus”, ndërkohë që dëmet materiale llogariten të shumta, pasi njëri prej mjeteve është shkatërruar plotësisht në pjesën ballore. Si pasojë e aksidentit, është bllokuar për disa minuta qarkullimi në dalje të qytetit, deri në mbërritjen e policisë, që pasi bëri matjet paraprake, lëvizi mjetet për zhbllokimin e rrugës.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit.