Aksident në Berat/ Mjeti përplaset me motorin, dërgohet në spital 22-vjeçari

100
Sigal

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Berat, në vendin e quajtur “Dogana”. Shtetasi Dh.L, 22-vjeç duke drejtuar motomjetin është përplasur me mjetin tip ”Audi” me drejtues shtetasin me iniciale F.L. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital.

Njoftimi:

Berat/Informacion paraprak
Në rrugën urbane “Antipatrea”, rreth orës 12:00, pranë vendit të quajtur “Dogana”, shtetasi Dh.L., 22 vjeç, duke drejtuar motomjetin është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin F.L.
Drejtuesi i motomjetit, shtetasi Dh.L, është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksident