Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, vajza humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga

213
Sigal

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.01.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasja S. S., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.