Aksident në aksin Milot – Thumanë

298
Sigal

Në aksin Milot-Thumanë, mbrëmjen e kësaj të marte është regjistruar një aksident.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Pjetër Perkeqi, rreth 70 vjeç, i cili po lëvizte me motorr. Nga informacionet e para dyshohet se drejtuesi i motorrit i ka prerë rrugën një automjeti.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i automjetit me të cilin është përplasur viktima është 26-vjeç nga Puka, ndërsa është shoqëruar në Policinë e Krujës.