Një 37-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka aksidentuar me makinë 26-vjeçarin R.G ku ky i fundit kishte biçikletë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për aksidentin në aksin rrugor “Kryebushat-Harku i Berdicës”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar shtetasin G. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka përplasur shtetasin R. G., 26 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Shtetasi R. G. po merr mjekim në Spitalin e Traumës.




















