Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagoset shoferi

259
Sigal

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin nacional Korçë-Pogradec, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Lumalas.

Nga aksidenti ka pësuar lëndime drejtuesi i mjetit, por pa pasoja për jetën.

Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave dhe lagështira në rrugë. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.