Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Cërrik, makina përplas për vdekje këmbësorin, arratiset shoferi

186
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot në aksin Elbasan-Cërrik.

Burime zyrtare bënë me dije se një mjet ende i paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të moshës rreth 60-65 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.