Aksident me motor tek 21 dhjetori, 37-vjeçari përplasi të moshuarin

118
Sigal

Një aksident ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të 21 Dhjetorit kur një 37 vjeçar dyshohet se ka aksidentuar me motor një 72 vjeçar teksa ky i fundit ishte duke lëvizur me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit 72 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2022, në afërsi të kryqëzimit të 21 Dhjetorit, motomjeti me drejtues shtetasin A. T., 37 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin H. B., 72 vjeç.

Si pasojë shtetasi H. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.