Aksident me dy të plagosur në Tiranë-Fushë Krujë/ Policia shpall në kërkim të riun, u largua nga vendngjarja

448
Sigal

Një tjetër aksident u shënua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë-Krujë-Tiranë, ku dy persona mbetën të plagosur.

Ngjarja ndodhi pranë fshatit Larushk, ndërsa të lënduarit u dërguan me makina të rastit në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka shpallur në kërkim një të ri, banor i fshatit në fjalë, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, i cili dyshohet si shkaktar i aksidentit dhe është larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë, ende nuk ka informacione nga Spitali i Traumës mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve.