Aksident me dy të plagosur në Sarandë-Muzinë

259
Sigal

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur sot në rrugën Sarandë-Muzinë, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Në njoftimin paraprak të policisë, bëhet me dije se nga përplasja e makinave janë dëmtuar lehtë dy shoferët, të cilët ndodhet në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në rrugën Sarandë-Muzinë, një mjet tip “Benz” me drejtuese shtetasen F. SH, është përplasur me një tjetër mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin Z. R.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.