Aksident i trefishtë në Tiranë, plagosen dy persona

183
Sigal

Dy persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Tiranë si pasojë e një aksidenti.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko”, rreth orës 19:50, ku janë përfshirë dy makina dhe një motor.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motorit dhe pasagjeri që po udhëtonte me të.

Ata janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.03.2021, rreth orës 19:50, në rrugën “Xhanfize Keko”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues S. H., mjeti me drejtues E. Zh dhe mjeti motorr me drejtues F. K dhe pasagjer E. D. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motorrit, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.