Aksident i rëndë te Bujqësori, plagoset një person: Njerëzit mblidhen grumbull të shokuar

199
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të Universitetit Bujqësor në Tiranë.

Bëhet me dije se si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i plagosur dhe është në gjendje të rëndë.

Ende nuk është identifikuar i plagosuri, teksa policia është në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.

Në pamjet e mëposhtme shihet se sa shumë janë dëmtuar automjetet, ndërkohë që disa persona janë mbledhur drejt vendit të ngjarjes.