Aksident i rëndë në Patok, dyshohet për një viktimë dhe dy të plagosur

217
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Laç-Patok.

Sipas raportimeve të para, dy makina janë përplasur fuqishëm. Dyshohet për një viktimë dhe dy të plagosur, por ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.