Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Milot.

Dy makina, një ‘Benz’ dhe një ‘Audi’ janë përplasur ‘kokë më kokë’, duke shkaktuar të paktën dy persona të plagosur rëndë.

Burime nga policia thanë se dyshohet se shkak për aksidentin është bërë devijimi i njërës prej makinave, që ka dalë në korsinë e kundërt.

Uniformat blu kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.