Aksident i rëndë në Fier, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, 3 të plagosur

140
Sigal

Një makinë mercedes benc del nga rruga, plagosen tre shtetas. Ngjarja sapo ka ndodhur në aksin Fier- Seman në vendin e njohur si “Ura e Bacinozit”.

Makina ka dalë nga rruga ndërsa mësohet se në të udhëtonim tre shtetas të cilët janë transportuar në spitalin e Fierit.

Bluzat e bardha bëjmë me dije se drejtuesi i mjetit paraqitet në gjendje më të rëndë, ndërkohë që pasagjerët kanë marrë dëmtime më te lehta.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit S.P, drejtuesi i mjetit si dhe K.V dhe J.H pasagjerë.
Uniformat blu kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth 18:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, Fier, ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. P., 32 vjeç dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit K. V., 29 vjeç dhe J. H., 45 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.