Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën një person

534
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në autostradën Tiranë-Dirrës.

Mësohet se një person ka humbur jetën, ndërkohë që janë të paqarta rrethanat e këtij aksidenti.

Policia ndërkohë ka devijuar qarkullimin në rrugën dytësore.

Informacioni paraprak i Policisë:

Me datë 06.03.2020, rreth orës 20:35, në autostradën Durrës-Tiranë, një mjet me drejtuesen shtetasen K.G., 21 vjeçe, në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikur i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.6 për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.