Aksident i rëndë në aksin rrugor Milot-Morinë, humb jetën shoferi, dy të plagosur

181
Sigal

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Milot-Morinë.

Policia bën me dije se nga përplasja e dy makinave, ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ” Volkswagen”, shtetasi me inicialet F.O.

Ndërsa dy të plagosur janë transportuar tek Spitali i Traumës.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në vendin e quajtur “Ura me harqe ” mjeti tip” Benz” me drejtues shtetasin Z.L., dhe pasagjer shtetasin Gj.T., është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F.O., 35 vjeç dhe pasagjere shtetasja A.M.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ” Volkswagen ” shtetasi F.O., dhe janë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë pasagjerja A.M.,dhe drejtuesi i mjetit tip ” Benz” shtetasi Z.L.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.