Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat/ Furgoni përplas të moshuarën, ndërron jetë rrugës për në spital

242
Sigal

Një aksident ka ndodhur pak më parë në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, në dalje të Karbunarës.

Burime thonë se një mjet tip furgon ka përplasur një të moshuar, e cila ishte duke kaluar rrugën.

Mësohet se goditja ka qenë e fortë duke i shkaktuar plagë të rënda të moshuarës, e cila ndërroi jetë rrugës teksa po transportohej për në spital.