Sigal

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan – Librazhd.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij, të cilët u dërguan për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Elbasanit.

Në vendngjarje mbërritën policia dhe zjarrfikësit. Shkak mësohet se është bërë moti i keq.