Aksident i rëndë/ Makina përplas motoçikletën, drejtuesi në gjendje të rëndë në spital

263
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Godolesh.

Një mjet tip Golf është përplasur me një motoçikletë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme ndërsa Policia po merret me hetimin e shkaqeve dhe rerthanave të ngjarjes.

Drejtuesi i motorçikletës është dërguar në Spitalin Rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësore ndërsa ende nuk bëhet i ditur emri i tij.