AKBN: Dixhitalizim i të gjitha shërbimeve tona për t’i dhënë fund abuzimeve

582
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) bëri të ditur të hënën se do të dixhitalizojë të gjitha shërbimet e saj. Kreu i AKBN-së, Dael Dervishi, tha: “Do të dixhitalizojmë të gjitha shërbimet tona. Synojmë dixhitalizimin e plotë të gjithë aktivitetit tonë. Kjo gjë do të ndryshojë në mënyrë thelbësore veprimtarinë e punonjësve tanë dhe kompanive që ushtrojnë aktivitetin në fushën e energjitikës në Shqipëri”.
“AKBN ka vendosur që këtë aktivitet ta dixhitalizojë. Aryesa kryesore që vendosëm ta dixhitalizojmë është se kemi vënë re se ka pasur abuzime nga ana e punonjësve të ABKN-së dhe me dixhitalizimin, do distancojmë punonjësin e akses nga çdo sistem monitorues. Me këtë do rrisim dhe efiçencën e punës tonë, për të mirëmbajtur të gjithë punët. 
Ky sistem dixhital do të lidhet me disa institucione të tjera, siç janë ministria e Industrisë, drejtorinë e Doganave dhe Tatimeve. Do kemi një sistem në kohë reale. Edhe publiku dhe të gjitha palët e interesuara do kenë akses të të gjithë llojet e prodhimeve minerare, që ne i monitorojmë. Kjo është faza e parë e këtij sistemi elektronikë, pasi në fazat e mëtejshme do dixhitalizojmë të gjithë fushat që i ofrojmë kompanive.”, tha Dervishi.
Sigal