Akademiku Artan Fuga ironizon projektet ajrore të Ramës: Do të thahet territori dhe do të popullohet ajri!

59
Sigal

Duke reaguar pas nënshkrimit të kontratës për aeroportin e Vlorës, akademiku Artan Fuga ironizon idenë e qeverisë për aeroporte të reja.

“Ore bën njeri llogari apo futja!”- shkruan Fuga, duke shtuar nëse është studiuar raporti mes investimit të bërë në një aeroport dhe hapjes së vendeve të punës.


Postimi i plotë i Artan Fugës:

Aeroporti i Malit Robit

Aeroporti i Shkëmbit të Kavajës

Aeroporti i Plazhit të Gjeneralit

Aeroporti i Karpenit

Aeroporti i Divjakës

Aeroporti i Semanit

Aeroporti i Gjirit të Lalzit

Aeroporti i Shëngjinit

Nëse turistët do fluturojnë në ajër, dyqanxhinjtë, autobusët, taksistët, restorantet, dyqanet, shërbimet, berberët, ruralët që shesin fruta e perime rrugëve, çfarë do tregtojnë?

Po pikat e karburantit, po makinat me qira, po dyqanet që shesin objekte artistike, po ekonomia bujqësore që furnizon zonat kalimtare!

Apo!!!

Do të thahet territori dhe do të popullohet ajri!

Vu tajaret nëpër re!

Ore bën njeri llogari apo futja!

Sa është raporti mes investimit të bërë në një aeroport dhe sa vende pune hap ai, pra sa është raporti në përqindje në mes investimit për paga punonjësish përmbi investimin për infrastrukturat materiale.

Apo varja thuaj, rëndësi ka që zotëria nga Kosova të shuajë nostalgjinë e tij!