Agron Mema: Ç’po ndodh në bashkinë e Finiqit?!

357
Përveç denoncimeve për shkeljet të prokurimeve publike, tanimë të bëra në media të njohura, plas sakandali tjetër në Bashkinë e Finiqit. Gazeta botoi pak ditë më parë se kjo bashki është bërë parcelë e PS-së. Minoritorët, banorë dhe votues të kësaj bashkie denoncojnë fuqishëm dhunën institucionale të bashkisë për të votuar PS dhe jo PD dhe LSI. Kreu i bujqësisë dhe shefi i tatimeve janë hedhur në sulm për të përmbysur LSI në këtë komunitet që ka qenë e përfaqësuar me këshilltar, por edhe me patrapazllëqe që shteti duhet të ndërhyjë urgjentisht. Sidomos kundër shefit të shërbimeve bujqësore, që aktuakisht është edhe kordinator i PS-së , i cili sa është hapur fushata, Vangjel Janin, nuk e gjen në zyrë, por pas deputetit Andrea Marto, por edhe shefi i tatimeve, S. Çakuli, sipas informacioneve të zonës, por vete shtëpi më shtëpi për presion të votojnë Ps-në. Për mos të përmendur fakrin që n/kryetari i bashkisë së Finiqit, Anastas Murati, përveçse që kur u zgjodh , nuk erdhi as pesë ditë në punë, ka një javë që vijon fushatën në Athinë dhe rrogën e merr se ka bashkinë. Skandal!
Sigal