“Agon Set” kërkon heqjen e sekuestros, Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën

644
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e kompanisë së Francesco Bechettit, “Agon-set”’ për heqje të masës së sekuestros.
Më 18 qershor Ministria e Financave vijoi procedurat për sekuestrimin dhe marrjen nën administrim të pasurive të kompanive të Francesco Bechettit, mes tyre edhe “Agon-set” në zbatim të vendimit të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë.
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme mbi bllokimin e llogarive dhe kuotave në emër të personave të caktuar në vendimin e mësipërm, duke ju drejtuar institucioneve përgjegjëse për ekzekutimin e këtij urdhri.
Zbatimi i vendimit të gjykatës është kërkuar në prani të përfaqësuesve të shoqërisë “Agon-set” sh.p.k. Me kryerjen e ekzekutimit të vendimit të mësipërm, u mbajt procesverbali mbi evidentimin dhe marrjen në dorëzim të aseteve, i cili u firmos nga të gjithë të pranishmit, njofton ministria
Sigal