Agjentë të policisë së fshehtë, janë punësuar si punëtorë në fabrikat e Lazaratit

511
Sigal

Gjatë paketimit të drogës, agjentët vendosin mikroçipin në çdo ngarkesë dhe policia merr sinjale të sakta

 Pasi hyrja në Lazarat është një mision i pamundur, tani duket se shërbimet e fshehta e kanë gjetur zgjidhjen e duhur nëpërmjet “mikroçipeve”. Ose ndofta mund të thuhet se, policia nuk dëshiron të hyjë në Lazarat, pasi gjithçka nga ajo që ndodh brenda fabrikave të drogës, është e regjistruar profesionalisht nëpërmjet mikroçipeve, të vëna nëpër pako prej agjentëve të Sigurimit të fshehtë. Kështu, disa prej të punësuarve në Lazarat i fusin ngarkesat e drogës, mikroçipe të veçantë, të cilat gjatë çdo kontrolli nxjerrin të vërtetën në shesh, duke zbuluar ngarkesën e drogës. Në këtë mënyrë të gjithë habiten se si u zbulua kaq shpejt, “malli” i ndaluar. Por kjo ndodh sepse disa prej pronarëve të fabrikave të përpunimit apo paketimit të drogës kanë marrë si të punësuar agjentë të sigurimit, të cilët bëjnë ndërlidhjen midis policisë dhe paketave të drogës. Pra, një pjesë e tyre marrin dy rroga, njërën prej të cilave në strukturat e Ministrisë së Brendshme, nga ku marrin gjithashtu, urdhrat dhe taktikat e veprimit. Kohët e fundit, sistemi i mikroçipeve ka funksionuar në mënyrë ët shkëlqyer duke zbuluar në një përqindje shumë të lartë rastet e transportimit të drogës. Por puna nuk mbaron këtu. Sepse nëpërmjet çipeve, policia e fshehtë është në dijeni të plotë për axhendën e transportimit ët drogës, por ajo e toleron ndonjëherë këtë gjë për të gjetur destinacionet e tjera dhe rrethin e personave të implikuar në këtë trafik të paligjshëm. Edhe atëherë, kur paketimi i drogës është kryer, ata gjejnë mundësinë që të marrin kontakte me objektin në fjalë, për të vendosur atje mikroçipin. Aq e vërtetë është kjo, saqë vetëm një sasi tepër e vogël e drogës së paketuar mund të shpëtojë pa mikroçipe të tilla. Pavarësisht se policia shpesh i lë të lirë transportuesit e këtyre ngarkesave për të mësuar se ku do të mbërrijnë ata. Punëtorët e infiltruar janë midis njerëzve më të besuar dhe më të afërt të pronarëve që merren me shpërndarjen e drogës. Madje, kundrejt tyre asnjëherë nuk është hedhur ndonjë hije dyshimi, pasi kamuflimi është bërë me shumë mjeshtëri.  Me sa duket, zbulimi i vazhdueshëm i ngarkesave të drogës, nëpër dogana apo në vende të ndryshme kontrolli do të bëjë, që pronarët e bimëve narkotike, apo ata të paketimit, të mendojnë mënyra të tjera për transportim, apo paketim, sepse në këtë mënyrë, gjithçka është e kontrolluar nga Policia e Fshehtë.