Agim Blloshmi: Banorët e fshatit Babje në protestë, shkolla ende pa ujë

6
Sigal

Sipas banorëve bëhen për qoka të disa individëve dhe për të mbajtur në punë mësues. Ndërkohë që problem ka edhe me ujin e pishëm pasi depoja e bërë i shërben banorëve dhe është ndërtuar privatisht nga familjet në fshat, uji nuk klorinohet,dhe është i papastër.

 Banorët e fshatit Babje të Bashkisë Librazhd prej katër ditësh vazhdojnë protesën për mos u bërë shkollë vartëse, duke kaluar në Fshatin Spatahr dhe anullimin e vendimit nga Zyra Arsimore.

Dita e parë e shkollës në Babje të Bashkisë Librazhd nuk filloi mësimi normalisht për faktin se nuk ishin bërë shërbimet në shkollë dhe përgatitur ambientet, Shkolla pa lyer me bojë dhe gëlqere, banjot pa ujë dhe rregulluar, Për këtë qëllim banorët i vunë kyçin shkollës, Ku sipas banorëve ka qënë përgjegjësia e Drejtoreshës së shkollës që nuk është interesuar gjatë verës për përgatitjen e ambienteve.

Gjithashtu banorëve ju bëhet e ditur në ditën e hapjes së shkollës për t’u kaluar në shkollë vartëse me drejtori në fshatin Spathar, me arsyen se nuk plotësohet numëri i nxënësve, banorët dhe kryetari i fshatit ish nëndrejtor dhe mësues në fshat thotë se nuk është e vërtetë pasi fshati babje ka pesë lagje , me rreth 350 shtëpi, me rreth 75 nxënës dhe me gjithë kopshte i kalojnë mbi 80 nxënës. Babja përbëhet nga Lagjet Qershizë, lagjia Vërishtë lart,Vërrishtë Poshtë, Liqeth, dhe lagjia Qendër që është më e madhja , si dhe fshati Arrëz për mbarëvajtjen e nxënësve është vendosur edhe një furgon i cili transporton çdo ditë nxënësit, ndërkohë që edhe me një investim të Qeverisë u bë e mundur asfaltimi i rrugës deri në qendër të fshatit (shkolla). Sipas banorëve ka qënë dhe një vendim i transferimit të drejtorisë së shkollës në fshatin Spathërë, dhe shkollës Arrëz të Babjes duke ja bashkangjitur Mirakës, kur në gjithë kohët këto shkolla kanë qënë në një drejtori Babje, pasi nga fshati numëri i nxënësve është i lartë dhe nuk ka ikur asnjë banor nga fshati që mund të mbyllej shkolla, banorët vazhdojnë të investojnë në fshat, por sipas banorëve bëhen për qoka të disa individëve dhe për të mbajtur në punë mësues. Banorët thonë që nuk do dërgojmë fëmijët në shkollë deri sa të marri zgjidhje problemI, do ankohen edhe në Ministrinë e Arsimit, Drejtorinë Rajonale të Korçës, deputeti Zonës, Bashki etj. Ndërkohë që problem ka edhe me ujin e pishëm pasi depoja e bërë i shërben banorëve dhe është ndërtuar privatisht nga familjet në fshat, uji nuk klorinohet, dhe është i papastër.

Ndërkohë që është dita e katërt e protesës ku banorët sot protestuan përsëri, sipas kryetarit të fshatit Rexhep Qoshku, banorët kërkojnë rikthimin, anullimin e vendimit të zyrës arsimore dhe shkolla Babje të mos kalojë shkollë vartëse. Ndërkohë që nëse nuk realizohet, të gjithë prindërit do i dërgojnë fëmijët në shkollë në qytet ku edhe mësimdhënia është më cilësore.