Afrim Qëndro, drejtor i ARRSH: Situata në akset kombëtare është e kontrollueshme, punojmë për hapjen e të gjitha rrugëve

755
Sigal

Afrim Qëndro, drejtori i Autoriteti Rrugor Shqiptar dha detaje dje mbi situatën në disa prej akseve kombëtare si dhe mënyrën sesi po bëhet qarkullimi për shkak të reshjeve të borës. Në një pjesë të mirë sipas ARRSH është bërë i mundur pastrimi. “Situata e qarkullimit në akset kombëtare paraqitet si më poshtë: Në akset Kukës – Bushtricë, Kukës – Ura e Zapodit, si dhe akset e Dibrës po punohet me mjete borëpastruese. Qarkullimi kryhet pa probleme. Në akset e Tropojës dhe në Bogë – Dedaj – Razëm ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë bërë pastrimin me mjetet borëpastruese, akset qarkullohen normalisht pa zinxhirë. Edhe në Qafë Mali – Fierzë, ku trashësia e borës ka arritur 15 cm, kontraktorët po punojnë pa ndërprerje që prej orëve të mbrëmjes. Segmenti Mjedë-Pukë -Fushë Arrës është pastruar nga bora, kalimi pa zinxhirë. Segmenti Fushë Arrës- Fushë Dukagjin ka pasur reshje të herë pas hershme gjatë natës dhe në vazhdim, rruga është e hapur, po punohet për ta përmirësuar. Useku (unaza e re) Bulqizë, rruga e kalueshme pa zinxhirë. Në të gjithë Qarkun Korçë ka pasur reshje bore dhe Korçë – Ersekë, në Qafën e Qarrit. Qarkullimi në Boboshticë dhe në Dardhë bëhet me zinxhirë, në akset e tjera nuk ka probleme. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën dhe të bëjnë kujdes për shkak të lagështisë në rrugë, sidomos në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës.