Afati dhe lista e dokumenteve që duhet të dërgohen me postë, para intervistës në ambasadë

541
Sigal

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar hapat që duhet të marrin të gjithë fituesit e Lotarisë Amerikane 2019, në momentin që përcaktohet data e intervistës. Sipas eksepertëve të ambasadës, dy javë para ditës së intervistës, qytetarët duhet të dërgojnë me postë dokumentet origjinale në Seksionin Konsullor. Të gjitha dokumentet do t’i dërgohen me postë Qendrës Kombëtare të Vizave (NVC) në SHBA, siç jeni udhëzuar nga ana e tyre. Vetëm në disa raste të veçanta, Seksioni Konsullor i Ambasadës Amerikane në Tiranë mund t’ju kërkojë që t’i dërgoni me postë këto dokumente direkt në zyrën e ambasadës. Të gjitha dokumentet duhet të jenë të vlefshme në ditën e intervistës. Dokumentet e skaduara mund të krijojnë vonesë në procesimin e vizës. Nëse dokumentet e juaja ishin lëshuar mbi një vit nga data e intervistës, ato konsiderohen të skaduara. Në një rast të tillë, duhet të sillni në ditën e intervistës dokumente të përditësuara. Kini parasysh që Oficeri Konsullor mund të kërkojë dokumente shtesë, në varësi të llojit të vizës.

Lista e dokumenteve që duhet të dërgoni me DHL dy javë para datës së intervistës:

  • Pasaportën tuaj
  • Letrën e datës së takimit që keni marrë nga NVC
  • Zarfin e Vizitës Mjekësore të pahapur (vetëm nëse e keni marrë nga mjeku)
  • 2 fotografi të reja, të nxjerra brenda 6 muajve të fundit
  • Dokumentet civile të lëshuara më parë se një vit konsiderohen si të skaduara. Nëse dokumentet janë lëshuar më shumë se një vit më parë, duhet të dërgoni dokumente civile origjinale (jo fotokopje) të lëshuara kohët e fundit
  • Fletën e regjistrimit të datës së takimit dhe të DHL-së

Çdo dokument tjetër që mund t’ju jetë kërkuar nga Seksioni Konsullor