Administratori i “Agon” është ndaluar në Angli së bashku me Becchettin

491
Ditën që është ndaluar pronari i Agon Channel Francesco Becchetti në Londër, në pranga ka rënë dhe administrator i televizionit Mauro De Renzi. Biznesmenët e hetuar nga drejtësia shqiptare për vjedhje e mos pagim taksash janë në pritje të vendimit përfundimtar të gjykatës për ekstradim drejt Shqipërisë, ndërsa aktualisht ata kanë fituar lirinë pas depozitimit të garancive bankare për drejtësinë angleze.
Më 26 tetor të këtij viti në Londër ka marrë fund arratia e dy biznesmenëve italianë të shpallur në kërkim Francesco Bechetit pronarit të Agon Channel dhe administratorit të bizneseve të tij Mauro De Renzis.
Ndalimi i De Renzis dhe Bechetti konfirmohet për Shqiptarja.com nga zyra e marrëdhënieve me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme e cila ka mbajtur korrespondencën me ambasadën tonë në Angli dhe oficerin e kontaktit.
Becchetti dhe De Renzi me vendim të gjykatës shqiptare janë shpallur në kërkim pas masës së sigurisë “arrest me burg”, por prej shkurtit të këtij viti ata lanë Shqipërinë për tu larguar drejt Anglisë ku dhe janë kapur.
Pas arrestimit ata kanë dalë para gjykatës në Londër, e cila ka caktuar masë sigurie “qëndrim në shtëpi” kundrejt garancisë bankare me kushtin që ata të kthehen vullnetarisht brenda dhjetorit në Shqipëri.
Nëpërmjet avokatëve Becchetti e De Renzis i kanë mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria shqiptare për mos pagim taksash dhe vjedhje, por paçka këtyre pretendimeve gjykata londineze ka njohur kërkesën e palës shqiptare për ekstradim.
Do të ekstradohet apo jo Becchetti e De Renzis pritet të vendoset nga drejtësia angleze e cila i ka lënë atyre 1 muaj kohë dhe të drejtën e apelimit të ekstradimit të detyrueshëm që dy italianët të lënë Anglinë për tu përballur me drejtësinë shqiptare.
Sigal