Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave i hap rrugë përdorimit të medikamenteve për të trajtuar koronavirusin

365
Sigal

Zhurmë e madhe për ilaçin shërues ndaj koronavirusit.

Ashtu siç e paralajmëroi dhe Presidenti Donald, Trump, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave i hapi rrugë përdorimit të medikamenteve klorokine dhe hidroksilklorokine për të trajtuar virusin Covid-19.
Sipas mediave amerikane, dy medikamentet kundër malarjes mund të rekomandohen të përdoren tek adoleshentët dhe të rriturit e prekur nga koronavirusi.“Raportet sugjerojnë që këto ilaçe mund të ofrojnë ndonjë përfitim në trajtimin e pacientëve të shtruar me COVID-19. Testimet klinike janë të nevojshme për të siguruar prova shkencore që këto trajtime janë efektive”.

Disa ditë më parë Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se FDA (Administrata për Ushqimin dhe Ilaçet) lëvizi malet dhe me këto medikamente mund të ndryshojë rrjedhën e historisë së koronavirusit.

Hidroksiklorokinë është një medikament që njihet ndryshe dhe me emrin Plaquenil. Ai është përdorur për parandalimin dhe trajtimin e disa llojeve të malarias. Përdorimet e tjera kanë qenë për artritin reumatizmal, lupus dhe “porphyria cutanea tarda”.