Acar në Shqipëri! Nga Shkodra në Korçë, era e fortë lë pa energji fshatrat. Mbi 1 metër dëborë në Gramsh

91
Sigal

Një traktor i vjetruar ka nisur punën për të hapur rrugët që lidhin dy fshatra të thellë malor të Gramshit, përkatësisht Rovje dhe Grabova pasi mjetet e tjera nuk mund të shkojnë atje.

Era e fortë dhe reshjet e dëborës që rënë gjatë fundjavës bërë që sasi të konsiderueshme dëbore të mbeteshin nëpër rrugë, duke e bllokuar atë. Në disa pjesë të këtyre rrugëve trashësia e dëborës ka arritur mbi 1 metër. Prej 24 orësh, në zonë mungon edhe energjia elektrike, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur raste emergjente shëndetësore.

Në Qarkun e Shkodrës, temperaturat rekord të këtij dimri prej minus 21 gradësh janë regjistruar në Qafë Thore, ndërsa në Vermosh janë minus 18 gradë.

Por pavarësisht këtyre temperaturave,  përgjegjësi i Autoritetit Verior të Rrugëve Hajrullah Sylja thotë se të gjitha akset janë të kalueshme.

Përveç kriposjes së rrugëve po vijon puna edhe për zgjerimin e akseve veçanërisht në rrugën e Fierzës në rrethin e Pukës.

Atje është e domosdoshme krijimi i xhepave anësor në mënyrë që automjetet të kenë vend ndërrimi. Gjatë 48 orëve të fundit përveç uljes drastike të temperaturave nuk ka pasur reshje borë të rëna në zonat malore. Disa fshatra për shkak të kushteve atmosferike të përkeqësuara nga temperaturat e ulëta kanë mungesë të energjisë elektrike.

Në Kukës, sasi të mëdha dëbore kanë rënë në zonën e Shishtavecit në lartësi mbi 850 m. Në aksin Ura e Zapotit-Shishtavec është bllokuar aksi rrugor, për shkak të sasive të mëdha që dëborës së grumbulluar si pasojë e erës së fortë.

Në Qarkun e Dibrës, temperaturat në zonat e thella malore kanë arritur në minus 17 gradë.

Aktualisht, autoritetet thonë se këtë qark nuk ka rrugë të bllokuara përveç pranisë së akullit në segmente të caktuara, për të cilat shoferët duhet të përdorin goma dimërore. Në Rrugën e Arbrit, situata më problematike paraqitet nga Fushë Bulqiza deri tek zonat e njohura si Pishat në Bulqizë.

Ne Qarkun Korçës, gjatë natës nuk ka pasur reshje dëbore, ndërsa temperaturat kanë arritur në -12 gradë.

Nëpër rrugë është hedhur kripë për të mundësuar qarkullimin normal të automjeteve. Si pasojë e motetit, disa fshatra të thellë malor janë pa energji elektrike.