Abuzuān seksualísht ndaj të miturës, pranga 65-vjeçarit dhe tre të rinjve

330
Sigal

Policia e Tiranës ka arrestuar katër shtetas, pasi akuzohen për marrëdhënie seksuāle me dhūnë me të mitur. Specialistët për Hetimin e Krímit pas informacionit të marrë se një shtetas, 65 vjeç, kishte abūzuar seksūalisht me dhūnë më një të mitur 15-vjeçe, organizuan punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i 65-vjeçarit me inicialet A.D. Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas kishte abūzuar seksūalisht me dhūnë me të miturën dhe pas abuzimit i kishte bërë video intime.

Këto video ua kishte dhënë tre shtetasve, konkretisht K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhūnë me të miturën. Më pas ata kanë bërë video intime që t’ua shpërndanin personave të tjerë. Me ndërhyrjen e Policisë Kriminale u parandalua ky veprim kríminal.

Në dhomën e intervistimit të të miturve dhe në prezencë të nënës, psikologes dhe avokates, specialistët për Hetimin e Krímeve nën drejtimin e Prokurorit, kanë administruar dëshminë e vajzës dhe të gjitha provat që implikojnë shtetasit e lartpërmendur.

Gjithashtu është bërë e mundur të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dhe dy telefona celular në të cilët ndodheshin videot.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasve A.D., K.P., R.O. dhe F.B., për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhūnë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krím” dhe “Vepra të tūrpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim. Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë rast të abūzimit seksual me dhūnë me të mitur.