Abuzuan me pronat në Durrës, Gjykata e Apelit Kavajë jep masat e sigurisë për të arrestuarit

541
Sigal

Sot në Gjykatën e Apelit Kavajë është zhvilluar seanca gjyqësore për shqyrtimin e masës së sigurisë në ngarkim të arrestuarave, punonjës policie dhe ndërtues, të akuzuar për abuzime dhe mitmarrje.

Mbeten në burg:

Ermal Petova

Agim Osmani

Haxhi Sherra

Dëshir Dakoli

Pihen të lirë:

Petrit Neziri

Ndriçim Shika

Gjergj Greco

Juli Kacadej

Adem Lika

Nikollë Marku

Besnik Domi

Sami Xhafa

Ndërkohë Gani Dama mbetet në kërkim, ndërsa për Dritan Koçin, Paulin Metan, Alben Diksin, Qerim Dokën dhe Gjon Zefin, nuk u paraqit kërkesë për shqyrtim të masës së sigurisë.

Ata u vunë në pranga në fillim të këtij muaji, pasi sipas policisë kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin e parave, për ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj., duke shmangur kështu zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre.